Lidhje

Masa të reja sigurimi në Amerikë - 2004-01-06


Tani, Shtetet e Bashkuara do të fotografojnë dhe t’u marrin shenjat e gishtave pjesës më të madhe të turistëve të huaj, si pjesë e rregullave që kanë për synim t’i bëjnë kufijt e vendit më të sigurt.

Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Tom Ridge, tha se masat e reja, të cilat hynë në fuqi të hënën, janë pjesë e një programi të gjithanshëm për të siguruar që Shtetet e Bashkuara i kanë duert e hapura për turistë, por të mbyllura për terroristë.

Udhëtarët që arrijnë në portet ajorore dhe detare amerikane duhet të lënë shenja digitale të gishtave dhe fotografi të kompjuterizuara para se të lejohen të vazhdojnë udhëtimin. Zyrtarë të imigracionit do të kontollojnë menjëherë të kaluarën e tyre kriminale dhe do ta krahasojnë informacionin me listat e terroristëve.

Turistët nga 28 vende që nuk kanë nevojë për viza afatshkurtëra, kryesisht nga Evropa, janë të përjashtuar nga këto rregulla.

Kritikët thonë se programi i ri nuk do të jetë i dobishëm nëse një terrorist i mundshëm ndodhet tashmë në këtë vend ose nuk është fotografuar kurrë dhe as nuk i janë marrë ndonjëherë shenjat e gishtave.

Ndrëkohë, shoqëria ajrore British Airuejs e rifilloi të hënën shërbimin midis Londrës e Riadit pasi javën e kaluar anuloi dy fluturime për shkak të shqetësimeve të sigurimit. Mirëpo, shoqëria ajrore vonoi përsëri të hënën fluturimin 223 nga Londra për në Uashington.//xh//

XS
SM
MD
LG