Lidhje

Dita e dytë e zisë në Shkodër - 2004-01-12


Dhimbja e thelle ka pushtuar sot te gjithe banoret e prefektures se Shkodres te cilet morren pjese ne ceremonite mortore te viktimave te tragjedise se 9 janarit. Eshte dita e dyte e zise ne kete prefekture, ku flamuj ne gjysem shtize, lutje , lule dhe qirinj te ndezur shikoheshin ngado , jo vetem ne Shkoder, por edhe ne Puke e Malesi te Madhe, prej nga jane 19 viktimat e fundit te tragjedise se trafikut illegal te gomoneve .

Pas tre ceremonive mortore te kryera dje, sot u zhvilluan edhe 16 ceremoni te tjera me pjesmarrjen e disa mijra banoreve qe kishin ardhur jo vetem nga skajet me te largeta te prefektures se Shkodres, por edhe nga rrethe te tjera te vendit.

Ceremonite paten nje shtrirje te gjere, duke nisur nga qyteti i Shkodres, per te vazhduar me tej ne Komunen e Dajçit, ate te Vaut te Dejes dhe te Dukagjinit,ne komunen e Gruemires ne rrethin e Malesise se Madhesi si dhe ne qytetin e Pukes.

Pjesa me e madhe e viktimave te mbytura ne ujrat e detit Jon, jane te moshes nen 25 veç dhe mes tyre ka edhe femije 16 vjeçare, te cilet udhetonin me skafin e vdekjes per t’u bashkuar me te afermit e tyre ose ne kerkim te nje pune, ne anen tjeter te detit.

Ne fshatin Daç te rrethit te Shkodres, familjet Prenga dhe Miruku, kane humbur nga dy prej te afermve te tyre,ndaj ketu dhembja eshte edhe me e thelle.

Prinderit dhe te afermit e viktimave te tragjedise se Vlores, deshmojne se femijet e tyre kishin marre rruget e detit per te emigtuar ne Itali,te shtyre nga papunesia,kushtet e veshtira ekonomike dhe mungesa e shpreses, per nje te ardhme me te mire.

Nderkohe,dhembjes per 19 viktimat me te fundit, u eshte shtuar edhe ajo per 7 banore te tjere te Shkoderes,te cilet fifigurojne te humbur ne det,megjithe kerkimet e veshtira,qe po zhvillohen prej 4 ditesh ne ujrat e Jonit.

Ne ceremonite e lamtumires se fundit,te zhvilluara sot ne Shkoder ne nderim te viktimave ,ishin te pranishem edhe kryetari i partise demokratike Sali Berisha,kryetari i partise republikane Fatmir Mediu,deputeti i partise socialiste Petro Koci si dhe prefekti i Shkodres Gjegj Liqejza .

XS
SM
MD
LG