Lidhje

SHBA i kërkojnë OKB-së të vendosë për zgjedhjet në Irak - 2004-01-19


Zyrtarët amerikanë dhe irakianë u kërkuan Kombeve të Bashkuara të vendosin nëse janë apo jo të realizueshme zgjedhjet e drejtpërdrejta në Irak përpara afatit të 30 qershorit për kalimin e pushtetit.

Shefi i administratës amerikane në Irak, Paul Bremer dhe anëtarë të Këshillit Qeverisës Irakian e bënë këtë kërkesë sot në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Kofi Aannan.

Zoti Annan tha se do ta shqyrtonte kërkesën por i duhej më shumë informacion përpara se të vendoste të dërgonte në Irak ekspertë të OKB-së për të studiuar çështjen e zgjedhjeve.

Plani amerikan parashikon zgjedhjen e një qeverie të përkohëshme përmes një procesi mbledhjesh rajonale dhe jo me votime të drejtpërdrejta. Zoti Bremer dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se, që të jenë të besueshme, zgjedhjet nuk duhet të zhvillohen para 30 qershorit.

Kleriku më i rëndësishëm shiit në Irak, Ajatollah Ali al-Sistani, ka kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta.

Sot, dhjetra mijëra mbështetës të Ayatollah al-Sistanit, marshuan në Bagdad në një protestë paqësore.//ii

XS
SM
MD
LG