Lidhje

Presidenti Bush fillon fushatë në disa shtete amerikane - 2004-01-21


Presidenti Bush filloi një fushatë në disa shtete të vendit që janë me rëndësi në përpjekjet e tij për t’u rizgjedhur.

Vetëm një ditë pas fjalimit për gjendjen e vendit, të cilin ai e shfrytëzoi për të mbrojtur luftën në Irak dhe politikat e tij ekonomike, Presidenti Bush filloi një turne dyditësh në shtetet Ohio, Arizona dhe New Mexico ku do të flasë për programin e tij të kualifikimeve për punëtorët dhe për luftën kundër terrorizmit.

Sot, duke folur në një universitet të Ohio-s, presidenti tha se ekonomia amerikane është e fortë, por pranoi se në disa pjesë të vendit ende ka probleme në këtë aspekt. Ai tha se disa njerëz po mbeten prapa ekonomikisht sepse atyre u mungojnë aftësitë e duhura për të përballuar ndryshimet në teknologji. Shteti i Ohio-s është prekur rëndë nga humbja e vendeve të punës.

Udhëheqësit demokratë e kritikuan presidentin se në fjalimin e tij të martën mbrëma e paraqiti me ngjyra jorealiste punën që ka bërë gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati demokrat për president, John Kerry, i cili po bën fushatë në New Hampshire, tha se pas katër viteve në detyrë, zoti Bush ende nuk e njeh gjendjen e vërtetë të familjeve amerikane.

Ai tha se presidenti Bush nuk e ka mbajtur premtimin e muajit të kaluar për krijimin e 250 mijë vendeve të punës dhe se deri tani janë krijuar vetëm 1 mijë të tilla.//ii

XS
SM
MD
LG