Lidhje

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s bën vizitën e parë në SHBA - 2004-01-29


Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, bën të enjten vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara që prej ardhjes në këtë detyrë.

Gjatë vizitës së tij 2 ditëshe në Washington, zoti de Hoop Scheffer do të zhvillojë bisedime me presidentin Bush, sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell dhe me sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld. Bisedimet pritet të përqëndrohen në planet e aleancës për t’i shtrirë misionet paqëruajtëse në Afganistan si dhe në një propozim të Shteteve të Bashkuara që NATO-ja të dërgojë trupa në Irak.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet gjithashtu me një komision të senatit amerikan si dhe do të mbajë një fjalim në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare këtu në Washington.

//ze//

XS
SM
MD
LG