Lidhje

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, do të vizitojë Shtetet e Bashkuara - 2004-01-29


Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, bën sot vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara që prej ardhjes në këtë post.

Gjatë vizitës së tij dyditëshe në Uashington, zoti de Hoop Scheffer do të zhvillojë bisedime me presidentin Bush, sekretarin amerikan të shtetit Colin Powell dhe me sekretarin e mbrojtjes Donald Rumsfeld.

Bisedimet pritet të përqëndrohen në planet e aleancës për t’i zgjeruar misionet paqëruajtëse në Afganistan si dhe në një propozim të Shteteve të Bashkuara që NATO-ja të dërgojë trupa në Irak.

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet gjithashtu me një komision të senatit amerikan si dhe do të flasë në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.//ii

XS
SM
MD
LG