Lidhje

Pakistani fal shkencëtarin bërthamor - 2004-02-05


Presidenti i Pakistanit Pervez Musharraf fali Abdul Qadeer Khan, që njihet si krijuesi i programit bërthamor të këtij vendi. Zoti Khan e pranoi se i ka dhënë informacione mbi teknologjinë bërthamore Iranit, Libisë dhe Koresë së Veriut.

Gjenerali Musharraf e fali zotin Khan pasi kabineti rekomandoi faljen për shkencëtarin, i cili konsiderohet hero kombëtar në Pakistan. Presidenti Musharraf tha se zoti Khan nuk do t’i dorëzohet ndonjë vendi tjetër për t’u marrë në pyetje.

Në Washington, drejtori i CIA-s, George Tennet tha se çështja e zotit Khan u zbulua, vetëm pasi spiunët britanikë dhe ata amerikanë mundën të depërtojnë në rrjetin e tij për të përhapur teknologjinë bërthamore, që është shtrirë në 4 kontinente.

Por zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher shtoi se Washingtoni vlerëson zotimet e zotit Musharaf për të parandaluar përhapjen e teknologjisë bërthamore dhe për të ndaluar veprimtaritë e rrjetit të zotit Khan. Zëdhënësi Boucher tha se vendimi i presidentit pakistanez për të falur zotin Khan nuk është një çështje për t’u gjykuar nga Shtetet e Bashkuara.

Gjenerali Musharaf tha gjithashtu se Pakistani nuk do të pranojë ndonjë mbikqyrje nga Kombet e Bashkuara të programit të tij të armëve ose t’i dorëzojë dokumenta Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Drejtori i kësaj agjencie, Mohamed el-Baradei, tha se çështja e zotit Khan është vetëm një pikë fillimi në tregun e zi global lidhur me teknologjinë bërthamore.

//ze//

XS
SM
MD
LG