Lidhje

Në Azi, gripi i shpendëve vazhdon të përhapet - 2004-02-16


Zyrtarët tajlandezë zbuluan praninë e virusit të shpendëve në një krahinë e cila më parë nuk ishte e prekur nga sëmundja.

Ata po raportojnë gjithashtu shpërthime të reja të virusit në 8 krahina ku janë therur sasi të mëdha pulash në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes.

Edhe zyrtarët kinezë po raportojnë për shpërthime të reja të gripit të shpendëve në zona që përfshijnë edhe kryeqytetin e Tibetit, Lhasa.

Ndërsa në Vietnam, zyrtarët e shëndetësisë thonë se virusi ka shkaktuar vdekjen e një personi tjetër, viktima e 20 njerëzore në Azi nga gripi i shpendëve.//ii

XS
SM
MD
LG