Lidhje

Holkeri: bisedimet Prishtinë-Beograd në fund të shkurtit ose fillim të marsit - 2004-02-16


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Harri Holkeri eshte pajtuar sot me zëvendëskryeministrin e Serbisë Nebojsha Çoviç, që bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e cështjeve teknike, të fillojnë në javën e fundit të shkurtit apo në javën e parë të muajit mars.

Kjo u bë e ditur pas një takimi në Prishtinë me c’rast është diskutuar edhe pjesmarrja e përfaqësueve të komunitetit serb në procesin e zbatimit të standardeve për Kosovën. Ndonëse asnjëri nga zyrtarët nuk është prononcuar për mjetet e informimit, zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara thanë se zoti Holkeri ka pohuar se grupet punuese të Kosovës për bisedime me Beogradin do të jenë shumetnike dhe se gjatë javës pritet që të publikohen emrat e pjestarëve të komunitetit serb në këto grupe.

Poashtu njoftohet se të dy zyrtarët janë pajtuar që të riaktivizojnë grupin e lartë punues të Beogadit dhe UNMIK-ut, që ishte themeluar në nëntor të vitit 2001, në periudhën e përpjekjeve të UNMIK-ut për të bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti në Kosovë.

Zoti Holkeri ende nuk ka arritur një pajtim me institucionet vendore në Kosovë lidhur me kohën dhe vendin e fillimit të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit

XS
SM
MD
LG