Lidhje

Iran:dhjetra vetë humbin jetën në një shpërthim - 2004-02-18


Zyrtarët iranianë thonë se dhjetra persona humbën sot jetën, kur një tren mallrash që transportonte karburant dhe kimikate të tjera doli nga shinat dhe shpërtheu në pjesën verilindore të vendit.

Zyrtarët iranianë kanë dhënë shifra të ndryshme për numrin e përgjithshëm të viktimave në provincën Khorasan, që shkojnë nga 60 në 200 vetë.

Televizioni shtetëror bëri të ditur se numri i të vdekurve ishte 182, shumica punonjës të ekipeve të shpëtimit. Të paktën 350 vetë u plagosën.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA njofton se treni i mallrave doli nga shinat pas disa dridhjeve dhe përshkoi një farë distance para se të shpërthente. Nuk ka patur ndonjë konfirmim për tërmet apo lëvizje dheu në rajon, megjithëse ato nuk janë të pazakonta në Iran.

Më shumë se 50 vagonat e trenit dolën nga shinat, duke shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme dhe zjarre në afërsi të qytetit Neyshapur. Punëtorët ekipeve të shpëtimit dhe zjarrfikësit iu përgjegjën shpërthimeve fillestare, por humbën jetën në shpërthimet që pasuan. Disa zyrtarë, duke përfshirë edhe guvernatorin dhe shefin e policisë së Neyshapur-it, ishin mes atyre të humbën jetën.

5 fshatarë morën plagë djegjesh dhe pësuan dëme të mëdha. Po ashtu nga shërthimet u thyen xhamat e dritareve, deri 10 kilometra larg.

Televizioni shtetëror i Iranit tregoi pamje të vagonave të përmbysur, shtëllungat e tymit që kishin mbushur qiellin dhe ndërtesat e automjetet që ishin shkatërruar nga shpërthimet.// lk //

XS
SM
MD
LG