Lidhje

7 të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kirkuk - 2004-02-23


Nga një shpërthim vetëvrasës në një stacion policie në qytetin verior të Irakut, Kirkuk, u vranë të paktën 7 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Zyrtarët e policisë irakiane thanë se shumica e viktimave nga shpërthimi në pjesën kurde të qytetit ishin policë.

Qindra policë dhe irakianë të tjerë që punojnë me forcat e koalicionit në Irak janë vrarë nga shpërthime të tilla gjatë disa muajve të fundit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, mbërriti në Bagdat pak pas shpërthimit, për tu takuar me zyrtarë ushtarakë amerikanë dhe pjesëtarë të forcës së re të sigurisë të Irakut, që përgatitet nga forcat amerikane.

Kjo forcë po merr gradualisht përgjegjësinë nga trupat e koalicionit, ka aktualisht rreth 200 mijë njerëz dhe vazhdon të rritet në numër. Zyrtarë amerikanë i thanë zotit Rumsfeld se irakianët po bëjnë përparim por nuk do të jenë gati për të marrë kontrollin e plotë të sigurisë së vendit para datës 30 qershor, kur Shtetet e Bashkuara do tja kalojnë pushtetin një administrate irakiane.

//rd//

XS
SM
MD
LG