Lidhje

Ish zyrtarë të lartë të OKB-së thanë se nuk habiten nga akuzat që Britania ka përgjuar zyrat e tyre. - 2004-02-27


Ish zyrtarë të lartë të Kombeve të Bashkuara thanë se nuk habiten nga akuzat se Britania ka përgjuar në zyrat e kësaj organizate.

Ish sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Boutros Boutros-Ghali, tha se ai ishte paralajmëruar se zyra dhe shtëpia e tij do të përgjoheshin nga agjenci të ndryshme zbulimi.

Ish kryeinspektori i OKB-së për armët e Irakut, Richard Butler, tha nga ana e tij se edhe ai kishte patur dyshime se telefoni i tij ka qenë përgjuar nga një numër vendesh anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Komentet pasojnë akuzat e bëra dje nga një ish anëtare e kabinetit të kryeministrit Tony Blair se agjentët britanikë kishin instaluar aparate përgjimi në zyrat e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan në prag të fillimit të luftës.//ii

XS
SM
MD
LG