Lidhje

Parlamenti i Serbisë miratoi qeverinë e koalicionit - 2004-03-03


Parlamenti i Serbisë miratoi qeverinë e koalicionit të Kryeministrit Vojisllav Koshtunica.

Nga 250 deputetët, 130 votuan pro dhe 113 kundër kabinetit. Zoti Koshtunica e paraqiti qeverinë e tij me përbërjen e katër partive në parlament dje, pas dështimeve të njëpasnjëshme për të krijuar një shumicë reformiste, pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit.

Për t’u miratuar qeveria, duhej mbështetja e Partisë Socialiste që drejtohet nga ish-presidenti jugosllav Slobodan Milosevic. Aktualisht, ai ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.//ii

XS
SM
MD
LG