Lidhje

Omar Sharif rikthehet në shkretëtirë me filmin Hidalgo. - 2004-03-05


Filmi epik, "Vuajtjet e Krishtit", vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së kritikës, ndonëse ka një javë që ka dalë. Rekordin që vendosi në ditën e parë të daljes në kinema, filmi vazhdon ta thellojë me tej. Deri tani ai ka siguruar 170 milion dollarë vetëm nga shitja e biletave. "Vuajtjet e Krishtit", i regjisorit Mel Gibson, portretizon 12 orët e fundit të jetës së Jezu Krishtit.

Omar Sharif, aktori legjendë që u bë i famshëm me filmin "Lorenci i Arabisë" në vitin 1962, i është rikthyer përsëri ngjarjeve në shkretëtirën arabe. Këtë herë me filmin e ri "Hidalgo". Filmi i bazohet në një ngjarje të vërtetë të viteve 1890. Omar Sharifi, në rolin e një sheiku arab, organizon një garë me kuaj në shkretëtirë.

I mirënjohuri Omar Sharif luan rolin e sheikut Riad dhe Vigo Mortensen, luan rolin e amerikanit, Frank Hopkins, që shkon në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në një garë të rrezikshme me kuaj. Ai kërkon të provojë se ai dhe kali i tij Hidalgo i racës Mustang janë më të mirët në botë. Për Omar Sharifin disa nga vendet ku u xhirua filmi nuk ishin të reja për të, në vitin 1962 ai xhiroi atje filmin mjaft të njohur, "Lorenci i Arabisë".

Ndërkohë në kinema ka dalë edhe filmi komik, Starsky dhe Hutch. Ben Stiller, në rolin e policit David Starsky dhe Owen Wilson, në rolin e hetuesit Ken Hutch, janë partnerë të rinj që mundohen të mbajnë qytetin të pastër nga droga dhe krimi.

Ditën e parë të punës, dy partnerët përballen me një krim që i çon ata tek një afarist, synimi i të cilit është tërheqja e vëmedjes së policisë në njërën anë të qytetit, për të realizuar në anën tjetër trasportimin e një sasie të madhe droge. Në qendër të filmit shfaqen edhe karakteret e këngëtarit repist, Snoop Dog, dhe modeles, Karmen Elektra, që e bëjnë filmin edhe më tërheqës me nota mjaft komike.

E djela sjell edhe çeljen e sezonit të pestë të serialit ”Sopranos”. Seriali, transmetohet nga kanali kabllor ”HBO”, dhe trajton jetën e një familje mafioze në Nju Xhersi. Filmi ka fituar disa nga çmimet më prestigjoze në kategorinë e tij, vetëm vitin e kaluar fitoi 4 çmime Emmy. Megjithatë filmi eshte kritikuar për portretizimin e italianëve si mafiozë.

Bosi i mafias,Tony Soprano, luajtur nga James Gandolfini i ndarë nga e shoqja Carmela në sezonin e fundit, nuk mbetet vetëm në këtë sezon. Dy karaktere të reja, dalin nga burgu për tju shtuar jetës mafioze në Nju Xhersi. Njëri është kushëriri i Sopranos, Tony Blundetto, i cili del nga burgu me synimin e një jete larg mafias, kurse një tjetër ish bos i një familje mafioze, Feech La Manna kërkon me këmbëngulje rifutjen e tij në lojë. Këtë të dielë mafiozët fillojnë aktivitetin e tyre në serialin prej 13 episodesh në kanalin kabllor "HBO". ***kh***

XS
SM
MD
LG