Lidhje

Greqi: qeveria e re bën betimin - 2004-03-10


Kryeministri i ri i Greqisë, Kostas Karamanlis, dhe kabineti i tij bënë sot betimin, duke i dhënë Greqisë qeverinë e parë të saj konservatore pas një dekade.

Zoti Karamanlis do të mbajë edhe postin e ministrit të kulturës, duke patur kontroll të plotë mbi përgatitjet për Lojrat Olimpike Verore të Athinës.

Zyrtarët thonë se puna në disa objekte të lojrave olimpike ka mbetur shumë prapa.

Sfida tjetër e madhe e qeverisë së re është zhvillimi i bisedimeve të suksesshme për bashkimin e Qipros.

Konservatorët, të cilët mundën socialistët në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës, do të kenë një shumicë të qendrueshme në parlamentin e Greqisë.//ii

XS
SM
MD
LG