Lidhje

Serbi: Tre të akuzuar për krime lufte deklarojnë pafajësinë - 2004-03-10


Të paktën tre serbë të akuzuar për krime lufte në Kroaci deklaruan se janë të pafajshëm në ditën e dytë të gjykimit të tyre në Beograd. Ky është rasti i parë i rëndësishëm i gjykimeve të tilla në Serbi.

Të pandehurit akuzohen për vrasjen e rreth 200 kroatëve në afërsi të Vukovarit pasi trupat jugosllave morën qytetin nën kontroll në vitin 1991. Të akuzuarit mund të dënohen me 20 vjet burgim në se shpallen fajtorë.

Seancat shihen si një provë e rëndësishme për gjykatën speciale të Serbisë që është ngritur për të gjykuar krimet e luftës në rajon. Serbia e ngriti gjykatën qershorin e kaluar.//kk//

XS
SM
MD
LG