Lidhje

Maqedoni: PDSH cakton zotin Xhaferri si kandidat për zgjedhjet presidenciale - 2004-03-12


Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni vendosi që kandidat i saj për zgjedhjet presidenciale të jetë vetë kryetari i partisë, zoti Arbën Xhaferi.

Zoti Xhaferi tha se partia “do ta përtërijë vizionin e saj dhe atë do ta paraqesë para shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe para faktorit ndërkombëtar”.

Drejtuesit e Partisë Demokratike Shqiptare dëshirojnë që në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 14 prill të “masin forcat” me partinë tjetër, Bashkimin Demokratik për Integrim të zotit Ali Ahmeti, para zgjedhjeve vendore që duhet të mbahen këtë vjeshtë.

Ndërkohë, Partia për Prosperitet Demokratik njoftoi sot se do të mbështesë kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim në zgjedhjet presidenciale.

Kryetari i PPD-së Abdulmenaf Bexheti tha se ishte dëshira e degëve të partisë së tij që të mbështetej kandidati i BDI-së.

Zoti Ali Ahmeti pritet që brenda pak ditësh të bëjë të ditur emrin e kandidatit të partisë së tij për zgjedhjet presidenciale.//ii

XS
SM
MD
LG