Dëshmitarë palestinezë në Gaza thonë se udhëheqësi shpirtëror i grupit ekstremist Hamas, sheiku Ahmed Yasin, u vra në një sulm ajror, i kryer nga helikopterë luftarakë izraelitë.
Vdekja e udhëheqësit shpirtëror u njoftua sot pak pasi të paktën 2 shpërthime të fuqishme u dëgjuan në qytetin e Gazës.
Kohët e fundit, zyrtarë izraelitë kishin thënë se udhëheqësit ekstremistë palestinezë do të ishin mes objektivave të sulmeve ushtarake izraelite, pasi një shpërthim i dyfishtë vetëvrasës në portin izraelit Ashdod më 14 mars shkaktoi 10 të vrarë.
//ze//