Lidhje

Interneti, një armë e rrezikshme në duart e terroristëve - 2004-03-27


Interneti është media më e përshtatshme që përdorin sot terroristët për të përhapur propagandën e tyre, për planifikimin e sulmeve dhe rekrutimin e anëtarve të rinj në organizatat e tyre. Interneti u siguron përdoruesve të tij një masë anonimiteti, ndërkohë që lejon komunikimin e menjëhershëm në rrjetet e decentralizuara të terrorizmit.

Ashtu sikurse miliona njerëz anembanë botës, terroristët islamikë dhe përkrahësit e tyre përdorin Internetin. Është ironik fakti, që rrjeti i internetit që ata shfrytëzojnë, është projektuar nga ushtria dhe shërbimet e sigurisë amerikane. Gabriel Weimann, analist në Insitutin e Paqes, thotë se gjatë Luftës së Ftohtë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes shqetësohej se një sulm i mundshëm bërthamor ndaj Shteteve të Bashkuara mund të dëmtonte rrjetin qëndror të komunikimit të tij, prandaj ushtria vendosi decentralizimin e të gjithë sistemit, duke krijuar faqe kompjuterike me lidhje të brendshme për rrjetet kompjuterike. “Por ky nuk është paradoksi i vetëm. Paradoksi tjetër është se lëvizjet ekstremiste që i bëjnë sfidë kulturës perëndimore, modernizmit dhe teknollogjisë së Perëdnimit, përdorin kanalin më të sofistikuar të komunikimit, Intrenetin”, thotë analisti.

Interneti është një mjet ideal për përdorimin hapur, apo fshehurazi nga ana e esktremistëve. Sipas Brian Marcus, drejtor i një firme interneti, i cili ndjek nga afër veprimtarinë e një organizate fetare, thotë se terroristët e përdorin Internetin për planifikimin e sulmeve , sigurimin e fondeve dhe përhapjen e mesazheve të tyre negative. “Terroristët e të gjitha tipeve e përdorin internetin për qëllime propagandistike. Në shumë raste, grupet terroriste regjistrojnë në video veprimtaritë e tyre dhe i reklamojnë ato. Po ashtu, disa organizata terroriste, si Hamasi, kanë faqen e tyre kompjuterike, ku ata shpallin informacionet lidhur me sulmet më të fundit terroriste, si dhe informacione për autorët e këtyre sulmeve. Terroristët gjithashtu e përdorin Internetin për të siguruar fondet. Ata përpiqen t’i nxisin njerëzit të përfshihen në organizata terroriste, duke përdorur internetin si një mjet rekrutimi”.

Sipas zotit Markus, lufta e Shteteve të Bahskuara ndaj terrorizmit ka çuar në rritjen e vigjilencës për aktivitetet fizike të terroristëve, por është e vështirë të vëzhgosh përdorimin e Internetit nga ana e tyre.

Shumica e grupeve terroriste publikojnë faqe kompjuterike në gjuhë të ndryshme, që ato t’i shohin njerëz nga vende të ndryshme të botës. Për shembull, pasuesit e Al-kaidës mund të hyjnë në faqen kompjuterike Azzam-dot-com, e cila mban emrin e Abdullah Azzamit, frymëzuesit shpirtëror të Osama Bin Ladenit dhe bashkëthemelues i organizatës Al-Kaida. Megjithatë, anëtarët e organizatave terroriste i këmbejnë informacionet e tyre në të ashtuqutjurat në biseda të tyre në internet, ku ata bisedojnë për çështje të ndryshme. Por për të marrë pjesë në këto biseda, duhet të dish fjalëkalimin e tyre, prandaj, analistët e kundër terrorizmit shpeshherë nuk mund t’i ndjekin ato.

Disa organizata në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera po luftojnë kundër përdorimit të Internetit nga ana e terroristëve. Një prej tyre është Interneti Haganah. Sipas drejtorit Aaron Weisburd, Haganah është një përpjekje me bazë vullnetare për ndalimin e përdorimit të Internetit, si një mjet komunikimi dhe propagande i grupeve terroriste islamike dhe përkrahësve të tyre. “Me të indetifikuar këto faqe kompjuterike, ne fillojmë nga puna; fillimisht hetojmë se nga ç’vend drejtohet ajo dhe në emër të kujt është regjistruar. Në se është e mundur, ne përpiqemi të gjejmë se kush pagon për të. Përpiqemi të gjejmë njerëzit që marrin pjesë në të dhe pastaj u kërkojmë shërbimeve të Intrenetit të mos bëjnë biznes me njerëz të tillë”.

Aaron Weisburg thotë se pas përpjekjeve për rreth një vit e gjysëm, disa prej firmave të Internetit i kanë hequr rreth 400 deri në 500 faqe kompjuterike që kanë lidhje me terroristët islamikë. Disa prej tyre janë përpjekur të gjejnë një tjetër lidhje interneti, por kjo është bërë shumë e vështirë. Por zoti Weisburd thotë se rrezik nuk përbëjnë faqet kompjuterike, por njerëzit që qëndrojnë prapa tyre.

Por identifikimi i personave përgjegjës për nxitjen e terrorizmit në Internet nuk është diçka e lehtë. Gabrial Weimann, i Insitut të Paqes thotë se duhet ruajtur ekuilibri midis shqetësimeve për sigurinë dhe respektimit të së drejtës së fshehtësisë së individit. “Një nga sfidat e punës sime kërkimore do të jetë gjetja e një mesatareje të artë: si të sigurohet, ose të paktën të minimizohet aftësia e terroristëve për përdorimin dhe abuzimet me Intenetin, ndërsa të sigurohemi që përpjekjet tona për të luftuar terrorizmin, të mos kenë të njëjtin efekt ndaj shfrytëzimit të interntit, lirisë së fjalës të shtypit dhe natyrisht ndaj respektimit të së drejtës së fshehtësisë personale. Arritja e këtij objektivi nuk është diçka e lehtë, duhet bërë një lloj kompromisi”, thotë zoti Weimann.

Analistët e luftës kundër terrorizmit theksojnë se në shumicën e rasteve nuk publikohen informacione se si duhet bërë një bombë, apo armët kimike. Ata thonë se kërkimet e kufizuara për t’i vënë në shënjestër ata perosna që publikojnë informacione të cilat kanë një qëllim të vetëm-shkatërrimin jetëve njerëzore, do t’i ndihmojë ata në luftën kundër terrorizmit në internet.//kk//

XS
SM
MD
LG