Lidhje

Xhon Belushi në Bulevardin e Famës në Hollivud - 2004-04-04


Aktori me origjinë shqiptare, John Belushi ka mbetur i paharruar me filmin e tij “Vëllezërit Blues”. Ai vdiq në moshë të re dhe këto ditë u nderua pas vdekjes me një yll në Bulevardin e Famës në Hollivud. “E deklaroj këtë si ditën e John Belushit në Hollivud”, tha drejtuesi i ceremonisë.

Shumë nga miqtë, të afërmit dhe kolegët e tij morën pjesë në ceremoni. Mes tyre ishin edhe fituesja e çmimit Oscar Mary Steenburgen me të shoqin, aktorin Ted Danson, i vëllai, aktori Jim Belushi, si edhe aktorët e emisionit humoristik “Saturday Night Live”, Chevy Chase, Laraine Newman dhe Dan Aykroyd. “Ai ishte një udhëheqës, një artist i madh dhe një biznesmen i zgjuar. Ai ishte partneri im dhe miku im më i mirë dhe ditët tona ishin të mbushura me humor dhe me gjithë sfidat e një marrëdhënieje të afërt”, tha aktori.

Aktorja Steenburgen tha se ajo kishte interpretuar në filmin e saj të parë me Johnin.

“Unë interpretova në filmin tim të parë me Johnin, “Duke shkuar në Jug”, që ishte edhe për mua filmi i parë, me regjisor Jeck Nicholson. Unë e kalova shumë mirë me të gjatë xhirimeve. Ai ishte shumë i mirë me mua”. Ndërsa vëllai i tij, aktori Jim Belushi tha: “Nuk e di se çfarë do të mendonte ai. E kush e di se çfarë mendonte ai. Kjo e bënte atë aq me humor. Nuk mund ta parashikoje kurrë. Ai gjithmonë thoshte diçka të papritur. Ju betohem që asnjëherë nuk e dija se çfarë do të thoshte”.

Atmosfera e ceremonisë ishte e mbushur me kujtime të përmalluara, por edhe me një ndjenjë të prekshme të mungesës së aktorit.

//rd//

XS
SM
MD
LG