Lidhje

Sekretari Rumsfeld: përpjekje sistematike për gjetjen e autorëve të masakrës së Falluxhas - 2004-04-06


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se trupat amerikane në Irak kanë rrethuar qytetin e Falluxhas, në përpjekje për të vepruar kundër forcave kryengritëse. Sekretari Rumsfeld tha sot në një konferencë shtypi se trupat amerikane po kërkojnë personat që patën gisht në masakrimin e katër civilëve amerikanë. Zoti Rumsfeld tha se trupat amerikane kanë izoluar qytetin e banuar nga myslimanë suni dhe po zhvillojnë bastisje kundër atyre që ai i cilësoi si ”objektiva të rëndësishëm”.

Sekretari Rumsfeld tha se forcat amerikane kanë rrethuar qytetin e banuar me myslimanë suni të Falluxhas. Ai tha se trupat kanë fotografi të irakianëve që kanë gisht në vrasjen dhe përdhosjen e katër amerikanëve javën e kaluar dhe kanë filluar përpjekjet sistematike për gjetjen e tyre.

"Trupat tona kanë kryer bastisje në objektiva të rëndësishëm në qytetit e Falluxhas. Ato kanë kapur disa vetë gjatë 36 orëve të fundit. Qyteti është tani i izoluar. Një numër njerëzish që bënë rezistencë u vranë. Fjala është për një përpjekje sistematike për t’i gjetur individët që morën pjesë në masakër," - tha zoti Rumsfeld.

Komandantët amerikanë janë zotuar se do t’i çrrënjosin kryengritësit. Ata i bënë deklaratat pas ngjarjeve të javës së kaluar, kur persona irakianë zvarrisën trupat e djegur të 4 civilëve amerikanë nëpër rrugët e Falluxhas, dy prej të cilëve i varën në një urë. Masakrat e forcave irakiane shkaktuan neveri, por demonstruan në të njëjtën kohë ndjenjat e fuqishme anti-amerikane në qytetin e Falluxhas.

Ndërkohë, sot, në një përleshje midis trupave italiane dh përkrahësve të armatosur të shiitit radikal, klerikut Moqtada al-Sadr në qytetin jugor të Irakut, Nasirija, u vranë të paktën 15 irakianë dhe u plagosën dhjetra ushtarë italianë.// lk //

XS
SM
MD
LG