Lidhje

Pashkët: Papa bën thirrje për paqe - 2004-04-11


Në mesazhin e tij të Pashkëve, Papa Gjon Pali i Dytë u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të punojnë për paqe dhe zgjidhjen e konflikteve në Irak, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Në mesazhin e tij tradicional për qytetin dhe gjithë botën, udhëheqësi shpirtëror i miliona katolikëve u bëri thirrje popujve të gjithë botës që të kundërshtojnë fenomenin çnjerëzor të terrorizmit, i cili, tha ai, fatkeqësisht vazhdon të rritet.

Kishat ortodokse, katolike dhe ato protestante përdorin kalendarë të ndryshëm dhe zakonish e kremtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit në data të ndryshme, por sot e kremtja e Pashkëve ra në të njëjtën ditë për të tre besimet e krishtera.//ii

XS
SM
MD
LG