Lidhje

3 maji-data për zhvillimin e debatit rreht raportit të Komisionit Evropian - 2004-04-13


Në Shqipëri Byroja Parlamentare vendosi sot datën 3 maj për zhvillimin e një debati rreth raportit të fundit të Komisionit Europian për ecurinë e vendit në procesin e Stabilizim Asocimit gjatë vitit 2003.

Kërkesa për debat ishte paraqitur nga grupe parlamentare të opozitës dhe u pranua edhe nga përfaqësuesit e shumicës së majtë. Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ishte mjaft kritik. Që në hyrje raporti saktësone se reformat në Shqipëri gjatë vitit të kaluar kanë qenë të kufizuara. Sipas Komisionit Europian, megjithë disa përparime të bëra në fusha të caktuara, shumë nga rekomandimet e përfshira në raportin e mëparshëm të Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit nuk janë realizuar si duhet.

Përmbajtja e raporit shkaktoi reagime të shumta. Opozita bëri përgjegjëse qeverinë e cila sipas saj po pengon integrimin e vendit në strukturat europiane. Ndërsa qeveria e kryeministrit Nano i cilësoi kritikat si realiste duke deklaruar se rekomandimet e tij janë në përputhje dhe me vetë objektivat e saj. Megjithatë qeveria nuk shpjegoi se përse ajo nuk kishte zbatuar reformat e mara përsipër dhe përse nuk ishin plotësuar rekomandimet e bëra.

Në një tjetër zhvillim, për herë të parë në Shqipëri, sistemi i pagës do të indeksohet në bazë të normës së inflacionit. Qeveria mori sot vendimin e saj për zbatimin e indeksimit për vitin 2004. Kështu përveç rritjes peroidike, pagat do të kenë çdo vit edhe një shtesë tjetër në përqindje të barabartë me normën e inflacionit. Masa e indeksimit llogaritet mbi një shportë të reduktuar të mallrave. Për vitin 2004 kjo masë ka rezultuar 3,4 përqind. Efektet e këtij vendimi shtrihen që nga data 1 prill e këtij viti.

Sipas qeverisë shqiptare, efekti financiar për institucionet buxhetore është 927 milionë lekë për vitin 2004, ose 103 milionë lekë në muaj. Ky fond do të përballohet nga fondet buxhetore të miratuara për çdo institucion në ligjin e buxhetit të shtetit.// lk //

XS
SM
MD
LG