Lidhje

Drashkoviç në Uashington - 2004-05-10


Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të zi, Vuk Drashkoviç, i cili ndodhet për një vizitë këtu në Uashington, takohet sot me ligjvenës amerikanë. Zoti Drashkoviç do të takohet me anëtarin e komisionit për marrëdhënie me jashtë, Chuck Hagel para bisedimeve me kryetarin e këtij komisioni, Richard Lugar dhe me ligjvenësin Chris Cox.

Të premten zoti Drashkoviç u takua me Sekretarin e Shtetit Colin Powell. Sekretrari i shtetit theksoi në takim rëndësinë e bashkëpunimit të plotë të Serbisë e Malit të Zi me gjykatën e Hagës.

Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara pezulluan një ndihmë prej 25 milionë për këtë vend, për shkak të mosbashkëpunimit me gjykatën e Hagës.

XS
SM
MD
LG