Lidhje

Bush: Reforma sjell ndihma, investime dhe shkëmbime tregtare - 2004-05-12


Këtë muaj, Shtetet e Bashkuara përzgjodhën gjshtëmbëdhjetë vendet e para që kualifikohen për të marrë ndihmë në kuadër të Fondit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Në bazë të këtij programi, Shtetet e Bashkuara premtojnë të shtojnë ndihmën për zhvillim për vende, të cilat zbatojnë politika akonomike, politike dhe shoqërore që i çojnë ato në rrugën drejt rritjes dhe zhvillimit më të madh ekonomik.

Këto vende do të hartojnë propozimet e veta për rritjen ekonomike që do të jenë baza për marrëveshje në kuadër të Fondit Sfidat e Mijëvjeçarit.

Vendet e para që u përzgjodhën për të marrë ndihmë në kuadër të këtij programi, janë Armenia, Benini, Bolivia, Bregu i Fildishtë, Gjeorgjia, Gana, Hondurasi, Lesoto, Madagaskari, Mali, Mongolia, Mozambiku, Nikaragua, Senegali, Sri Lanka dhe Vanuatu.

Presidenti Bush thotë se jeta e qytetarëve të këtyre vendeve do të jetë më mirë si rrjedhim i vendimeve të marra nga qeveritë e tyre: “Madagaskari po lufton korrupsionin në mënyrë agresive. Ministria e Drejtësisë e atij vendi ka pezulluar dhjetëra gjyqtarë nën dyshimet për korrupsion. Qeveria po zbaton një prgram ambicioz reformash juridike. Edhe Senegali, shteti me sistemin më të vjetër demokratik në kontinentin e Afrikës, ka miratuar ligje të reja kundër korrupsionit dhe po zbaton masa shtesë në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave. Hondurasi ka përmirësuar ndjeshëm sistemin arsimor dhe shërbimet shëndetësore, duke i vënë ato në krye të listës së përparësive të qeverisë. Edhe vende të tjera, theksoi Presidenti Bush, mund të vënë në dukje me krenari shembuj të ngjashëm përparimi.”

Presidsenti Bush thotë se po u bën thirrje vendeve të ndryshme t’u përmbahen standardeve agresive të qeverisjes së drejtë, investimit në njerëz dhe të inkurajimit të lirisë ekonomike: “Reforma sjell më shumë ndihma nga Amerika, sjell më shmë investime dhe shkëmbime tregtare, duke pakësuar nevojën për ndihmë për periudha të gjata. Reforma do të shpaguhet shumëfish më tepërnë formën e zbutjes së varfërisë dhe rritjes së qendrueshmërisë dhe begatisë kombëtare.”

“Gërshetimi i fuqishëm i tregtisë, tregjeve të hapura dhe i qeverisjes së mirë, thekson Presidenti Bush, është metoda e vërtetuar e historisë për të mposhtur varfërinë në shkallë të gjerë.

XS
SM
MD
LG