Lidhje

Një tjetër shpërthim trondit Athinën - 2004-05-13


Një bombë e ndërtuar me mjete rrethanore shpërtheu sot afër një banke në Athinë ndërsa një tjetër u gjetë aty pranë, duke i shtuar shqetësimet për sigurinë në prag të Lojrave Olimpike Verore në kryeqytetin grek.

Autoritetet greke thonë se shpërthimi, që ndodhi sot herët në mëngjes, shkaktoi vetëm dëme të vogla dhe jo viktima. Skuadrat e çaktivizimit të bombave gjetën një tjetër mekanizëm shpërthyes aty pranë, e cila nuk u aktivizua.

Javën e kaluar, pranë një stacioni policie të Athinës ndodhën shpërthime dinamiti të cilat shkaktuan dëme materiale por jo viktima. Një organizatë e vetëquajtur Lufta Revolucionare, mori sot përgjegjësinë për shpërthimet e 5 majit. Në deklaratën e organizatës, të botuar në një gazetë greke, thuhej se disa vizitorë të lojrave Olimpike janë ”të padëshirueshëm” dhe se planet e jashtëzakonshme të sigurisë po i kthejnë lojrat në një fortesë.

Ndërkohë, forcat greke të sigurimit filluan një stërvitje të rëndësishme treditëshe për sigurinë e Lojrave Olimpike, tre muaj para fillimit të tyre.

//rd//

XS
SM
MD
LG