Lidhje

Bremer vlerëson lart presidentin e vrarë të Këshillit qeverisës irakian - 2004-05-18


Administratori civil amerikan në Irak, Paul Bremer, vlerësoi lart presidentin e vrarë të Këshillit qeverisës në një ceremoni të përmortshme në Bagdad.

Zoti Bremer tha se Izzidin Salim ishte i angazhuar të sillte demokracinë dhe paqen në Irak.

Ai tha gjithashtu se përpjekjet e terroristëve për të penguar transferimin e sovranitetit tek Irakianët më 30 qershor nuk do të kenë sukses.

Dhjetra njerëz ishin mbledhur në selinë e koalicionit në Bagdad për t’i bërë nderimet e fundit kryetarit të Këshillit Qeverisës irakian.

Zoti Salim dhe 6 persona të tjerë u vranë nga një makinë bombë dje në Bagdad.

XS
SM
MD
LG