Lidhje

Indi: Kryeministri i ri, Manmohan Sing, dhe kabineti i tij bënë betimin - 2004-05-23


Kryeministri i ri i Indisë, Manmohan Sing, dhe kabineti i tij bënë dje betimin në New Delhi.

Kryeministri Sing i besimit sik bëri dje betimin së bashku me kabinetin prej 67 anëtarësh në një ceremoni të larmishme në pallatin presidencial të New Delhit.

Zoti Sing, ekonomist i njohur, tha se do të përqëndrohet në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në investimet në sektorin rural për t’i sjellë fitime popullsisë së varfër të vendit.

Qeveria e re e kryeministrit Sing do të përkrahet nga 11 parti që së bashku me Partinë e tij Kongresi do të marrin pjesë në koalicionin qeverisës. Dy parti komuniste dhe 4 grupime më të vogla vendosën të mbështesin koalicionin në parlament pa hyrë zyrtarisht në radhët e tij.

Në një mesazh për të ofruar urimet e tij më të ngrohta, presidenti i Pakistanit, gjenerali Pervez Musharaf, i transmetoi zotit Sing urimet më të ngrohta. Ai tha se Pakistani i përmbahet angazhimit të tij për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Indinë, përfshirë edhe çështjen e Kashmirit.

//ze//

XS
SM
MD
LG