Lidhje

Një veteran amerikan kujton  përvojën e tij në Luftën e Dytë Botërore - 2004-05-28


Ishte dhjetori i vitit 1944. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po e fitoni luftën në Evropë. Por një momentet e fundit, në një përpjekje të dëshpërura, ushtria gjermane ndërmori në ofensivë në rajonin Ardennes të Belgjikës duke çarç frontin amerikan. Kështu filluan një nga luftimet më të ashpra të luftës, Beteja e Bulge. Raymond Millen është historian i ushtrisë amerikane

“Sulmi gjerman na kapi krejtësisht në befasi dhe grupe të vogla ushtarësh zunë pika kyçe të fushëbetejës, kryqëzime kçe, edhe disa qytete, dhe kjo u bë pa ndonjë urdhër nga komanda e lartë, por ata e dinin se duhet të bënin diçka për të ndaluar gjermanët”.

Duke përdorur automatikë të kalibrit 50-të, 30 ushtarët amerikanë ishin gati të mbronin qytetin e vogël belg, Malmedy. Fillimisht u duk e pamundur, kur gjermanët avancuan për ta rrethuar atë.

“Malmedy përbën krahun verior të betejës së Bulge-it, gjermanët po përpiqeshin të ktheheshin drejt veriut në zonën e Malmedy-së, prandaj ishte me rëndësi strategjike që amerikanët t’i bënin rezistencë”.

Luftimet në Malmedy zgjatën 3 javë. “Ne ruanim një urë, një urë me rëndësi jetësore”, thotë 80-vjeçari Frencis Këri, i cili ishte 19-vjeç kur shërbente në këmbësorinë amerikane në Malmedy. Ai kujton se eprorët e tij i kishin thënë se një skuadër ishte e mjaftueshme për të mbrojtur pozicionet.

“Rreth orës 4 të mëgjesit të ditës tjetër, erdhi një autokolonë tankesh. Një prej tyre u ndal përballë pozicioneve tona. Unë kisha një automatik Browning në atë kohë. Oficeri që udhëhiqte autokolonën ishte në kupolën e tankut, kur unë e qëllova atë, pas kësaj të tjerët u shpërndanë".

Gjithë atë ditë, togeri Këri dhe skuadra e tij e vogël e frenuan sulmin e gjermanëve. Në errësirën e natës, togeri Këri dhe skuadra e tij mundën të shpëtonin me një xhips. Për trimërinë e tij në fushën e betejës, togeri Frencis Këri, ka marrë Medaljen e Nderit të Kongresit, çmimin më të lartë për ushtarakët amerikanë.

Në muzeumin e atyre që janë nderuar me këtë medalje në Charlston të Karolinës së Jugut, një prej turistëve, Rebecca Nudelman lexon motivacionin për Frencis Këriin. Ai ka marrë gjithashtu edhe Yllin e Argjentë, Certifikatën për Merita Ushtarake në Operacionet e Evropës, Yllin e Bronxit dhe tre Zemra Vjollcë.

Frencis Këri do të jetë një nga veteranët që do të marrin pjesë në ceremoninë e dedikimit të Përkujtimores së Luftës së Dytë Botërore në Uashignton më 31 maj, kur Amerika do të nderojë zyrtarisht 400 mijë ushtarët, marinarët, aviatorët, marinsat dhe të tjerë, që dhanë jetën në luftë, si dhe 16 milionë burrat dhe gratë që ishin të mobilizuar gjatë asaj kohe.

XS
SM
MD
LG