Lidhje

Celula e al-Kaidës në Arabinë Saudite zëvendëson udhëheqësin e vrarë - 2004-06-20


Celula e rrjetit terrorist al-Kaida që vepron në Arabinë Saudite, thotë se e ka zëvendësuar udhëheqësin e saj të vrarë nga forcat saudite të sigurimit.

Faqja e intenetit Zëri i Xhihadit njoftoi të dielën se ish-roja e burgut, Saleh al-Oufi, është emëruar për të zëvendësuar Abdulaziz al-Mukrinin. Al-Mukrini dhe tre anëtarë të tjerë të celulës u vranë të premten, gjatë një shkëmbim zjarri me forcat saudite të sigurimit në Riad, pasi grupi ekzekutoi me prerje koke pengun amerikan, Paul Johnson.

Rrjeti televiziv CNN njoftoi se udhëheqësi i ri i celulës, sikurse paraardhësi i tij, figuron në listën saudite të 26 terroristëve më të kërkuar. Por, zyrtarët sauditë të sigurimit i thanë rrjetit CNN se atij i mungon përvoja që kishte al-Mukrini.

Princi trashëgimtar Abdullah, udhëheqësi de fakto i Arabisë Saudite, i paralajmëroi sot ekstremistët sauditë se ata duhet të ndryshojnë ose përndryshe i pret fati i Abdulazizal-Mukrinit.

XS
SM
MD
LG