Lidhje

Tadiç zotohet ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian dhe me Naton - 2004-06-28


Në Serbi, reformatori pro-perëndimor Boris Tadiç që fitoi zgjedhjet e djeshme presidenciale, u zotua ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian dhe me Naton.

Zoti Tadiç fitoi gati 54 përqind të votave në balotazhin e djeshëm. Kandidati nacionalist Tomisllav Nikoliç, i cili e kundërshton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, fitoi 45 përqind.

Gjatë një fjalimi televiziv, zoti Tadiç premtoi të stabilizojë vendin dhe të reformojë sistemin e drejtësisë. Po ashtu ai u zotua të hapë një raund të ri bisedimesh për të ardhmen e Kosovës, ku dhuna etnike vazhdon.

Partia Demokratike e zotit Tadiç luajti rol të rëndësishëm për përmbysjen e ish presidentit Sllobodan Millosheviç, që po gjykohet në Hagë.

//rd//

XS
SM
MD
LG