Lidhje

SHBA:  kandidati demokrat për president Kerry tha se vendi ka nevojë për më shumë partnerë ndërkombëtarë në Irak - 2004-07-04


Në Shtetet e Bashkuara, kandidati për president John Kerry tha se vendi ka nevojë për më shumë partnerë ndërkombëtarë në Irak për të siguruar demokracinë dhe qëndrueshmërinë atje.

Në një shkrim të botuar sot në gazetën Washington Post, zoti Kerry thotë se politika amerikane në Irak kërkon një dozë të fortë realizmi.

Ai tha se administrata e presidentit Bush duhet tu japë aleatëve një zë më kuptimplotë në problemet e Irakut dhe në kontratat disa miliarda dollarëshe të rindërtimit të vendit. Zoti Kerry, që pritet marrë emërimin e partisë demokrate bëri gjithashtu thirrje për një konferencë rajonale me vendet fqinje të Irakut.

Presidenti Bush pritet të mbrojë luftën në Irak në një fjalim që mban sot në shtetin e Virginias Perendimore.

Si presidenti ashtu edhe zoti Kerry po ndërmarrin fushatë këtë fundjavë në shtete që konsiderohen si vendimtare për fitoren në zgjedhjet e nëntorit.//ii

XS
SM
MD
LG