Lidhje

Gjenerali kroat në pension Mirko Norac nuk pranon fajësinë - 2004-07-07


Gjenerali kroat në pension Mirko Norac nuk e pranoi fajësinë nën akuzat për krime kundër sërbëve etnikç gjatë luftimeve në Kroaci në fillim të viteve 90-të.

Zoti Norac u paraqit sot në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, me seli në Hagë. Ai ndodhej në Rijeka buzë Adriatikut ku po kryente dënimin prej 12 vjet burgim për eksekutimin pa gjyq të rreth 50 sërbeve në vitin 1991.

Prokurorët ndërkombëtarë e akuzojnë ish gjeneralin për plaçkitje të pronave serbe, vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve dhe robërve të luftës. Ai përballet me 5 akuza për krime kundër njerzimit.

Në Kroaci, zoti Norac shikohet si hero i luftës për pavarësi. Ai pritet të mos i pranojë akuzat.

//ze//

XS
SM
MD
LG