Lidhje

Presidenti Bush mbrojti masat e marra kundër terrorizmit dhe luftën në Irak - 2004-07-13


Presidenti Bush mbrojti me forcë masat e marra kundër kërcënimit terrorist si dhe vendimin për të shkuar në luftë me Irakun, të dyja këto çështjet kryesore të fushatës së tij presidenciale. Në një fjalim dje, presidenti Bush tha se lufta çoi më heqjen ne një armiku të deklaruar të Amerikës. Ai tha se Sadam Huseini kishte mundësinë të prodhonte armë të shkatërrimit në masë dhe mund tia u kalonte teknologjinë terroristëve. Ndërkohë kundërshtari i pritshëm demokrat i presidentit Bush në zgjedhjet presidenciale, senatori John Kerry u përgjigj duke thënë se politikat e presidentit e kanë bërë vendin më të pambrojtur.

Duke vizituar laboratorin bërthamor historik në Oak Ridge të shtetit Tenesi, presidenti Bush këmbënguli dje se pushtimi i Irakut ishte i justifikuar:

"Megjithëse nuk kemi gjetur armë të shkatërrimit në masë, kishim të drejtë që hymë në luftë me Irakun. Ne përmbysëm një armik të betuar të Amerikës i cili kishte mundësinë të prodhonte armë të shkatërrimit në masë dhe që mund tia përcillte këtë mundësi terroristëve që i kërkojnë ato. Në botën pas 11 shtatorit, ky ishte një rrezik që nuk mund ta lejonim".

Presidenti Bush tha se përmbysja e udhëheqësit irakian vitin e kaluar, dhe mposhtja e regjimit taleban të Afganistanit një vit më parë, ishin pjesë e një politike që ai premtoi ta vazhdojë:

"Për të përballur rreziqet e kohës, Amerika ka gjithashtu strategji tjetër për botën. Ne jemi të vendosur të sfidojmë kërcënimet e reja, të mos i injorojmë ato apo thjesht të presim për tragjedi të tjera. Amerika veproi dhe si pasojë forcat e terrorit dhe të tiranisë kanë pësuar humbje pas humbjesh. Amerika dhe bota janë tani më të sigurta".

Presidenti Bush tha se vizita e tij në Oak Ridge ku Libia ka dërguar elementët e programit të saj bërthamor të armëve u hartua për të shërbyer si sinjal për Korenë e Veriut dhe Iranin për të ndjekur të njejtin shembull dhe për të hequr dorë nga armët bërthamore.

"Ne po punojmë me vende të tjera dhe institucionet ndërkombëtare për ti bindur udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Iranin se ambiciet e tyre për armë bërthamore janë në kundërshtim të thellë me interesat e tyre".

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara janë në luftë me terrorizmin, luftë që sipas fjalëve të tij, nuk do të përfundojë me tërheqje por me fitore.

Jo shumë pas fjalimit të presidentit Bush në Tenesi, senatori John Kerry i cili ishte në Boston ku vizitoi një përmendore të re për viktimat e 11 shtatorit, kritikoi politikën e administratës për luftën kundër terrorizmit.

Amerika do të jetë më e sigurt kur të shohim rezultate. Faktet flasin vetë. Koreja e Veriut është më e rrezikshme sot sesa para kësaj administrate. Kam propozuar një iniciativë të re për të pakësuar kërcënimin e terrorizmit bërthamor dhe që materialet bërthamore të mos bien në duart e terroristëve.

Senatori Kerry propozoi krijimin e një Drejtorie të Zbulimit kombëtar që do të ndryshojë mundësitë për të grumbulluar informacione që janë reale, dhe të përgjegjëshme për ta bërë Amerikën më të sigurt. Amerikanët duan rezultate reale dhe jo thjesht fjalim, tha senatori Kerry, duke iu referuar presidentit Bush. LEADOUT:

XS
SM
MD
LG