Rusia tha se nuk ka në plan të dërgojë paqeruajtës në Irak, megjithë kërkesen e Bagdatit që Moska të dërgojë një kontigjent humanitar.
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se gjithsesi, vendi i tij po shqyrton mundësinë e ndihmave politike dhe ekonomike për Irakun.
Ministri i jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari, i cili ndodhet në Msokë, i kërkoi Rusisë të dërgojë paqeruajtës.
Ndërkohë kryeministri i përkohshëm i Irakut Iyad Allawi u takua sot me presidentin e Sirisë Bashar al-Assad në Damask.
Dy udhëheqësit diskutuan rreth masave për sigurimin e kufijve të përbashkët për të mos lejuar elementë ekstremistë dhe terroristë që të hyjnë në Irak.
Po ashtu ata diskutuan rreth rifillimit të marrëdhënieve diplomatike, që u prishën në vitet ’80 kur Siria mbështeti Iranin në luftën 8 vjeçare Iran-Irak.
//rd//