Lidhje

Shtetet e Bashkuara kundështojnë fuqishem planifikimin me detyrim të familjeve në Kinë - 2004-08-03


Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht planifikimin në mënyrë vullnetare të familjes. Por Shtetet e Bashkuara kundështojnë fuqishem planifikimin me detyrim të familjeve. Kjo është arsyeja që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur përseri të mos i japin ndihma financiare Fondit të OKB-së për Popullsinë, megjithëse ky Fond benë një punë të mirë anë e mbanë botës.

Por në rastin e Kinës, thotë zëdhenësi i Departamentit të shtetit, Richard Boucher, disa nga vemprimtaritë e fondit të OKB-së për Popullsinë kanë ndikuar në ndihmat për programet e planifikimit të detyruar të familjes, përfshirë edhe abortet e detyruara.

“Rrethanat nën të cilat vepron ku fond i ndihmojnë kinezët në manaxhimin e programeve të tyre. Programet kineze përfshijnë ndëshkime që janë baraz me detyrimin e planifikimit familjar. Prandaj, ne mendojmë se duke financuar këto programe, ne do të ndihmonim në mënyrë të terthortë kinezët për të përmirësuar manaxhimin e programeve të tyre që si rezultat sjellin abortin e detyruar dhe një gjë e tillë është e ndalur në bazë të ligjit tonë.”

I miratuar nga kongresi më 1985, amendamenti "Kemp-Kasten" ndalon ndihmen amerikane për çdo agjenci që ndihmon ose merr pjesë në drejtimin e programeve të abortit të detyruar ose sterilizmin jo-vullnetar. Në vitin 2002, sekretari amerikan i shtetit, Collin Powell vendosi për herë të parë që në Fondin e OKB-së për popullsinë të bëhen disa kufizime.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kinës që të ndalojë abortet e detyruara. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë gjithashtu thirrje Fondit të OKB-së për Popullsinë që të ristrukturojë veprimtaritë e tij në Kinë në atë mënyrë që do ta bënte këtë fond të pranueshem për ndihmën amerikane. Mirëpo, zëdhenësi i Departamentit të shtetit, Richard Boucher tha se deri tani ky Fond nuk ka bërë ndryshimet e duhura.

“Neve u kemi thenë kinezëve disa herë që të ndalojnë këto lloj ndëshkimesh, këto lloj programesh, ligjesh dhe praktikash që ne mendojmë se çojnë në aborte të detyruara. Por në përgjithësi gjendja nuk ka ndyshuar nga vitet e mëparshme.”

Shuma prej 34 milion dollarësh që Shtetet e Bashkuara nuk po i japin fondit të OKB-së për Popullsinë është një pjesë e vogël e ndihmës së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara për gratë dhe fëmijë. Në fakt Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë dhuruesit më të mëdhenjë të ndihmave për përmirësimin shëndetsor të grave dhe fëmijëve.

Sivjet, Agjencia Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar do të japë 1 miliard e 800 milion dollarë nepërmjet Fondit të tyre për shpëtimin e fëmijve dhe programet e tjera shëndetsore. Dhe, më tepër se 400 milion dollarë nga kjo ndihmë është për shëndetin riprodhues, përfshirë planifikimin vullnetar të familjes.

XS
SM
MD
LG