Lidhje

Gazetarët iranianë protestojnë për lirinë e fjalës - 2004-08-07


Disidenti iranian Hashem Aghajari e kundërshtoi sot një vendim të gjykatës, duke ju bashkuar më tepër se 100 gazetarëve që protestonin për mungesën e lirisë së shtypit në vendin e tyre.

Zoti Aghajari, i cili u lirua të shtunën e kaluar pas kreu dënimin prej dy vjet burgim, për fyerjen e udhëheqësit iranian, mbajti një fjalim gjatë një mitingu në Teheran. Ai tha se shprehte keqardhje që njerëzit në Iran nuk gëzojnë lirinë e shprehjes. Ai gjithashtu u zotua se do të vazhdojë të shkruajë dhe të flasë hapur.

Gazetarët, që mbanin shirita të zi në krahë në shenjë zie, bënë thirrje për më tepër liri shtypi, një premtim i presidentit reformist të Iranit, Mohammed Khatami, me ardhjen e tij në pushtet në vitin 1997.

Që nga viti 2 mijë, në Iran janë mbyllur më tepër se 100 gazeta dhe një numër gazetarësh janë futur në burg.// lk //

XS
SM
MD
LG