Lidhje

Irak: vazhdojnë luftimet në Naxhaf - 2004-08-07


Marinsat amerikanë u angazhuan në luftime me milicinë shiite në qytetin irakian të Naxhafit për të tretën ditë radhazi, ndërkohë që kryeministri i përkohshëm i Irakut njoftoi një amnisti 30 ditëshe që synon t’i japë fund kryengritjes në vend.

Kryeministri Iyad Allawi tha në një konferencë shtypi në Bagdat se ligji i ri mbulon personat që kanë kryer krime të vogla dhe jo vrasje. Kryeministri ftoi gjithashtu klerikun radikal shiit Moktada al-Sadr të konkurojë në zgjedhjet e planifikuara për muajin janar.

Pasuesit e klerikut vazhduan përleshjet sporadike me trupat amerikane në qytetin e shenjtë të Naxhafit. Avionët amerikanë fluturonin mbi qytet, ndërkohë që njoftohej për luftime në varrezat e qytetit.

Ushtria amerikane tha se një ushtar u vra sot në Bagdat dhe 2 marinsa vdiqën mbrëmë nga luftimet në Naxhaf.// lk //

XS
SM
MD
LG