Lidhje

Al-Kaida ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të helikopterëve për të goditur objektiva në Nju Jork - 2004-08-09


Sipas njoftimeve të shtypit, zyrtarë amerikanë thonë se Al-Kaida ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të helikopterëve për të goditur objektiva në Nju Jork.

Revista Time dhe gazeta Nju Jork Times, thonë se këto të dhënat për sulmet e mundshme janë siguruar në Pakistan.

Revista Time citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se informacioni u gjet në kompjuterat e kapur në PAkistan muajin e kaluar.

Masat e sigurimit janë shtuar ndjeshëm në tre aeroportet kryesore për helikopterë në Nju Jork dhe kontrolli më i imtësishëm i udhëtarëve mund të fillojë këtë javë.

Nju Jork Timesi po ashtu njofton se specialistë amerikanë dhe britanikë, po analizojnë mbi 1 mijë disqe kompjuterash që u përkisnin 12 personave që u arrestuan në Britani si të dyshuar të Al-Kaidës.

Gazeta citon një zyrtar të zbulimit amerikan të ketë thënë se disqet përmbajnë informacione për plane të tjera terroriste për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, të panjohura më parë.

//ze//

XS
SM
MD
LG