Lidhje

Olympia e lashtë gjallërohet nga garat olimpike - 2004-08-11


Lojrat Olimpike fillojnë së shpejti. Disa prej garave janë në plan të zhvillohen në stadiumin e Olympias së lashtë. Më 18 gusht, do të zhvillohet gara për hedhjen e gjyles në qendrën arkeologjike të Olimpias së lashtë.

Ishte pikërisht në Olimpian e lashtë, ku në vitin 776 para erës sonë lindën Lojrat Olimpike. Sot ajo është një qendër arkeologjike, ku studjohen lojrat e lashta.

Statuja e Zeusit, e cila konsiderohet si një nga 7 mrekullitë e botës së lashtë, dikur qëndronte këtu. Një pjesë e punës artistike të tempullit është restauruar dhe është ekspozuar në muzeun pranë.

Vitet, përmbytjet, tërmetet dhe luftrat kanë shkatërruar një pjesë të madhe të së kaluarës. Por më 18 gusht, rreth 60 atletë nga e gjithë bota do të hyjnë përsëri në stadiumin Olympia për lojrat e vitit 2004. Këtë ditë atje do të zhvillohen garat e hedhjes së gjyles.

Atleti amerikan i dhjetëgarëshit Tom Papas është mes sportisteve që janë në plan të marrin pjesë në garë.

Për të ruajtur integritetin e qendrës historike, nuk do të vendosen pankarta, ose shenja dalluese gjatë garave. Pajisjet elektronike do të përdoren në minimum. 15 mijë spktatorët do të ulen në fushën me bar dhe biletat do të jenë pa para.// lk //

XS
SM
MD
LG