Lidhje

Në Athinë filluan Lojrat Olimpike verore nën masa të rrepta të sigurisë - 2004-08-13


Ceremonia e hapjes në 20:45 shënoi kthimin e Lojrave në vendlindjen e tyre. Më shumë se 10 mijë atletë nga 202 delegacione parakalojnë në paradën e hapjes.

Pishtari Lojrave mbërriti të enjten në Athinë, pasi udhëtoi nëpër 5 kontinente.

Ish-presidenti George Bush, i cili ka shkuar për të ndjekur lojrat, u takua me sportistët amerikanë që do të konkurrojnë, në vendin ku ata zhvillojnë stërvitjet.

Ai i përgëzoi sportistët për pjesëmarrjen në ekipin e Lojërave Olimpike dhe u bëri atyre thirrje të përfaqësojnë në gara veten, sportin ku bëjnë pjesë, si dhe vendin e tyre, me dinjitet.

Mijra policë në detyrë pëe lojrat

Mijëra policë, me mbështetjen edhe të ushtrisë greke nga toka, uji dhe ajri po ruajnë me vëmendjen më të madhe sportistët dhe spektatorët që marrin pjesë në lojrat olimpike.

Por ka edhe masa sigurie që nuk mund të shihen, siç janë aeroplanët e përgjimit të NATO-s që fluturojnë dhjetra kilometra lart në qiell dhe trupat speciale të armatosura mirë amerikane, britanike edhe izraelite, mbi praninë e të cilave është folur shumë në shtyp, por asnjëherë nuk është konfirmuar nga autoritetet. Delegacionit amerikan prej 531 anëtarësh i është thënë që të mos zhvillojë festime që bien në sy. Dennis Hall, një mundës amerikan, thotë se e kupton se pse nuk është momenti për të bërë festime të zhurmshme.

”Ka shumë vende që nuk na pëlqejnë, kështu që duhet të tregohemi të mençur dhe t’i tregojmë botës se ne amerikanët dimë të sillemi në se fitojmë apo humbim.”

Atletët amerikanë janë stërvitur për muaj të tërë se si të konkurrojnë përpara turmave anti-amerikane. Por Jimmy Pedro, i cili fitoi një kupë bronxi në xhudo katër vjet më parë, thotë se po të fitosh në Athinë është e vështirë që të mos biesh në sy.

”Është zakon të mbulohesh me flamurin amerikan...pasi ke fituar medaljen e artë.”

Krenaria, maturia dhe siguria, do të vihen para provës në dy javët e ardhëshme në Lojrat Olimpike të Verës në Athinë.//ii

XS
SM
MD
LG