Lidhje

Çmimet botërore të naftës shënojnë rekorde të reja - 2004-08-13


Çmimet botërore të naftës shënuan rekorde të reja për shkak të shqetësimeve për sabotime kundër industrisë irakiane të naftës dhe mundësisë së trazirave në Venezuelë.

Çmimet për livrimet e muajit shtator arritën në 45.9 dollarë për fuçi në bursën e Nju Jorkut, ndërsa treguesi i bursës së Londrës Brent shënoi po ashtu një rekord në tregun e Londrës duke arritur më shumë se 42 dollarë për fuçi.

Venezuela është një prodhues i madh nafte dhe këtë fundjavë presidenti i saj Hugo Chavez do të vihet përballë një referendumi që do të vendosë nëse ai do të qendrojë apo jo në postin e tij.

Investitorët kanë shprehujr shqetësim se nëse Presidenti Chavez nuk fiton, në vend mund të shpërthejnë protestat.

Këtë muaj, çmimet e naftës kanë shënuar rekorde të reja pothuajse çdo ditë, ndërkohë që kërkesa është e lartë dhe oferta e pasigurt.//ii

XS
SM
MD
LG