Lidhje

Parlamenti i Serbisë miraton simbole tjera shtetërore - 2004-08-17


Parlamenti i Sërbisë miratoi rivendosjen e shpatës dhe mburojës në flamurin e vendit dhe përdorimin e himnit kombëtar të shekullit të 19-të si simbole të shtetit.

Votimi i sotëm unanim i ligjvënësve kishte mbështetje të gjerë popullore. Megjithatë, disa anëtarë të partisë socialiste kanë shprehur shqetësim lidhur me këto simbole duke thënë se ato përfaqësojnë monarkinë dhe nuk janë simbole të përshtatshme për republikën.

Ligjvënësit theksuan se simbolet i referohen të kaluarës së Sërbisë dhe nuk duhen marë lehtë.

Aktualisht Sërbia është pjesë e një federate liberale me Malin e Zi, si rezultat i riorganizimit të ish Jugosllavisë vitin e kaluar. Në bazë të planit të organizimit, si Serbia, ashtu edhe Mali i Zi mund të mbajnë referendume për pavarësinë në vitin 2006. Në muajin korrik, Mali i Zi vendosi për flamurin dhe himnin e tij kombëtar. //az//

XS
SM
MD
LG