Lidhje

Filmi, muzika dhe sporti - 2004-09-03


Enigma e një romace dhe marrëzia në dashuri i kanë shtyrë regjisorët, Paul McGuigan dhe Peter Sova të prodhojnë filmin, Wicker Park, i cili del sot në kinematë amerikane. Wicker Park është bazuar në filmin francez L'Appartement.

Që nga momenti kur Mathew, luajtur nga Josh Harnet, shikon nga dritarja e dyqanit ku punon, Wicker Park në Chicago, Lisen, të luajtur nga Diane Krueger, ai menjëherë kupton që ajo është bukuroshja e ëndërrave të tij.

Pas shumë takimesh ata bIen në dashuri, deri në ditën kur Lisa zhduket pa lënë gjurmë. Dy vjet më vonë, Mathew shikon nga larg një përson që i duket si imazhi i vajzëz që dikur dashuronte. Ngjarja bëhet edhe më trilluese kur Mathew ndodhet në kërkim të dashurisë së zhdukur.

Kërkimi për të vërtetën e thellon edhe më shumë mistetrinë duke zbuluar të fshehta rreth vazës, duke arritur në përfundimin se ndonjëherë edhe mundë të biem marrëzisht në dashuri. Ndërkohë një lajm rreth karrierës së këngëtarit të famshmëm, veteranit të muzikës rock, Phil Collins. Fituesi i çmimit Grammy po vazhdon një turne i cili do të jetë edhe turneu i tij i fundit, dhe shkak për këtë thotë këngëtari, është dëshira për të qënë më pranë familjes.

"Përsëri do të vazhdoj punën time. Po punoj për një shfaqje Broadway të Disney-t. Pra nuk po largohem tërësisht nga jeta kulturore. Kam ca probleme dëgjimi që nuk kanë ndryshuar nga katër vite më parë. Kam një djalë 3vjeç e gjysëm dhe pres edhe në bebe tjetër nga fundi i nëntorit. Pra kam qindra shkaqe që të jem më pranë familjes."

Pas një karriere mbi 30 vjeçare, Collins është gati t’u nënshtrohet pushimeve, por jo pa u dhënë lamtumirën dashamirëve të muzikës së tij. Sapo përfundoi segmentin evropian të turneut dhe ndërkohë ai po këndon këtu në Shtetet e Bashkuara.

Por ai nuk do të largohet tërësisht nga muzika. Ndërkohë që ndodhet në turne, Collins po promovon albumin e tij të ri, një përmbledhje këngësh të reja dhe të vjetra.

David dhe Victoria Beckham kanë njoftuar se së shpejti do të kenë fëmijën e tyre të tretë. Bebja pritet të lindë në mars dhe prindërit thonë se do të lindë në Spanjë, pra me sa duket çifti ka në plan të kalojë më shumë kohë atje, ku ylli i futbollit anglez luan për Realin e Madridit.

Media angleze njofton se lindja e bebes do të forcojë martesën e 30 vjeçares Victoria me David Beckahm, sidomos pas gjithë atyre akuzave ndaj lidhjeve jashtë martesore të yllit të futbollit anglez. Në muajin prill, futbollisti u detyrua që të hidhte poshtë publikisht akuzat për marëdhënie jashtë martese me ndihmësen e tij 26 vjeçare, Rebeca Loos.

Çifti më i famshëm anglez ka një djalë pesë vjeç të quajtur Brooklyn. Në shtator të vitit 2002, Victoria lindi djalin e dytë të cilit i vunë emrin Romeo.

XS
SM
MD
LG