Lidhje

Rusia përgatitet për sulme parandaluese kundër bazave terroriste kudo në botë - 2004-09-08


Rusia tha se po përgatitet të ndërmarrë sulme parandaluese kundër bazave terroriste kudo në botë. Gjenerali Yuri Balujevski, Shefi i Shtafit të Përgjithshëm rus, u tha gazetarëve se sulmet do të jenë mjeti i fundit në luftën kundër terrorizmit.

Rusia ka njoftuar për një shpërblim 10 milion dollarësh për informacione që do të ndihmojnë në kapjen e dy separatistëve çeçen. Shërbimi Federal i Sigurimit tha se personat, ish presidenti çeçen Aslan Maskadov dhe udhëheqësi separatist Shamil Basajev ishin organizatorët e rrëmbimeve të javës së kaluar dhe të sulmeve të tjera në Rusi.

Dje, televizioni rus transmetoi pamje të filmuara nga rrëmbyesit gjatë trazirës në shkollë. Pamjet tregonin dhjetra fëmijë dhe të tjerë në palestrën e shkollës të rrethuar me lëndë shpërthyese. Zyrtarët rus thanë se më shumë se 360 persona, përfshi 30 rrëmbyes u vranë gjatë krizës së pengjeve që përfundoi të premten.

//ze//

XS
SM
MD
LG