Forcat amerikane kryen dje valën e dytë të bombardimeve brenda dy ditësh kundër objekteve që dyshohet se i përkasin forcave të rrjetit terrorist të Abu Musab al-Zarqavit në qytetin irakian Falluxhah.
Zyrtarët ushtarakë amerikanë than se sulmet e djeshme kishin në shënjestër një vend tubimesh në qytet, për të cilin ata thonë përdorej nga anëtarë të grupit të Zarkavit.
Punonjës të spitalit në qytet thonë se të paktën 8 persona mbetën të vrarë dhe mbi 20 të tjerë u plagosën në sulmet e fundit.
Po dje, zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se 7 rekrutë të Gardës Kombëtare irakiane u vranë në një sulm me granada në Bagdad. Edhe një ushtar amerikan u vra nga shpërthimi i një bombe në anë tërrugës.