Lidhje

Irak: 24 të vrarë dhe gati 100 të plagosur  - 2004-10-03


Të paktën 24 persona u vranë dhe 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimi i dy makinave bombë në kryeqytetin irakian dhe dy të tjerave në qytetin verior të Mosulit.

Zyrtarë amerikanë dhe irakianë thanë se nga shpërthimi i parë në Bagdad u vranë 15 veta afër një zyre rekrutimi për Gardën Kombëtare irakiane. Shpërthimi i dytë në një zonë me hotele shkaktoi të paktën 6 të vrarë.

Zyrtarët e spitalit thanë se nga njëri prej shpërthimeve në Mosul u vranë të paktën tre persona, përfshirë dy autorët e shpërthimit. Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër shkaktoi plagosjen e një ushtari amerikan.

Diku gjetkë, një komandant irakian policie u vra afër Bakubës dhe një zyrtar i lartë i ministrisë së shkencës u vra në Bagdad.

Ndërkohë, sulmet ajrore amerikane vazhdojnë mbi Falluxhën e kontrolluar nga kryengritësit. Zyrtarë amerikanë thonë se sulmet e fundit kishin nën shenjestër dy ndërtesa, të cilat besohej se përdoreshin nga kryengritësit.

//ze//

XS
SM
MD
LG