Lidhje

Fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë - 2004-10-15


Më shumë se një miliard myslimanë në të gjithë botën filluan muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit ata luten, agjërojnë dhe ndihmojnë të varfërit.

Ramazani filloi sot në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës, ndërsa disa vende të Azisë do ta nisin agjërimin nesër.

Presidenti Bush bëri një deklaratë ku thuhet se amerikanët që praktikojnë fenë islamike pasurojnë shoqërinë amerikane dhe e ndihmojnë vendin të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

Myslimanët që mbajnë Ramazan gjatë ditës nuk hanë, nuk pinë, nuk pinë duhan dhe nuk kryejnë marrëdhënie seksuale. Shumë prej tyre e kalojnë ditën me familjet duke u falur. Çdo ditë agjërimi mbaron me vizita tek miqtë pas perëndimit të diellit.

Ramazani përkujton muajin kur besohet se fjalët e Kuranit iu shfaqën Profetit Muhamet 1,400 vjet më parë.// lk //

XS
SM
MD
LG