Lidhje

Irak: një i vrarë dhe 11 të plagosur - 2004-10-21


Autoritetet irakiane thonë se të paktën një person është vrarë dhe më tepër se 11 të tjerë janë plagosur pasi persona të armatosur të paidentifikuar kryen një sulm ndaj një autobuzi me punonjës të aeroportit të Bagdadit të cilët po shkonin në punë.

Nuk dihen me saktësi hollësitë e sulmit. Agjencia Associated Press njofton se pasagjerët e autobuzit ishin të gjitha gra. Një korrespondent i Rojtersit thotë se autorët e sulmit përdorën granada dore dhe armë zjarri.

Ndërkohë, bashkëshorti irakian i punonjëses së ndihmave Margaret Hassan doli sot përsëri në televizor, ku përsëriti kërkesën për lirimin e gruas së tij. Persona të armatosur të panjohur e rrëmbyen atë të martën, rrugës për në zyrën e saj në Bagdad, në Agjencinë e Ndihmave Ndërkombëtare Care.

Ushtria amerikane tha se komandantja e një kompanie për furnizimin me mjete ushtarake u lirua, pasi ushtarët nuk pranuan t’i bindeshin urdhërave të saj për dërgimin javën e kaluar të një karvani me lëndë djegëse nga Iraku jugor në atë verior.

XS
SM
MD
LG