Lidhje

Turqi: Shpërthim pranë një restoranti McDonalds - 2004-10-24


Njoftimet e medias turke bëjnë të ditur për shpërthimin e një bombe në hyrjen e një restoranti McDonald, nga i cili u plagosën 6 persona.

Agjencia e lajmeve Anatolia njofton se policia po kërkon për një burrë që u largua nga skena e ngjarjes në këmbë dhe mendohet se ishte personi që vendosi bombën.

Shpërthimi në qytetin veri-lindor të Trabzonit theu dritaret e restorantit dhe plagosi një numër adoleshentës si dhe një burrë 66-vjeçar.

Policia nuk ka të dhëna për motivet e shpërthimit, por në të kaluarën restorante të tilla amerikane janë vënë në shenjestër nga ekstremistët.

XS
SM
MD
LG